Boston afër titullit, fiton sërish ndaj Dallas Mavericks

Basketboll

Boston afër titullit, fiton sërish ndaj Dallas Mavericks

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 08:04
Basket

Skuadra e Boson Celtics i është afruar titullit kampion në play-offin e NBA-së.

Celtics fituan me rezultatin 106-99 ndaj Dallas Mavericks dhe kjo ishte fitorja e tretë serike, tashmë rezultati është 3:0.

Basketbollisti me më së shumti pikë ishte amerikani i Dallasit, Irving me 35 shënime, tri kërcime dhe dy asistime.

Kurse më i miri te Boston ishte Tatum me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Tatum u ndihmua edhe nga Brown që pati një super paraqitje me 30 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime – që ndoshta ishte edhe lojtari i ndeshjes.

Ndeshja që mund ta përcaktoj edhe titullin kampion, e katërta zhvillohet më 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat