Vdes sportisti

Basketboll

Vdes sportisti

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 18:28
Xherri Uest.

Vetëm pak orë para ndeshjes së tretë të finaleve mes Bostonit dhe Dallasit ka ndërruar jetë Xherri Uest.

Për të kuptuar dimensionin e 86-vjeçarit si lojtar mjafton të thuhet se prej tij është frymëzuar NBA për të realizuar logon.

Xherri Uest ka qenë ylli i Los Anxhelos Lakers dhe është grumbulluar plot 14 herë në takimet All-Star.

Ai ka fituar titullin kampion vetëm një herë në 1972. Në finalet e 1969-ës u shpall Lojtari më i Vlefshëm i Finaleve edhe pse skuadra e tij humbi.

Ajo ishte hera e parë dhe e fundit kur NBA vlerëson me këtë çmim një lojtar, të ekipit humbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat