Yllza Uka firmos me KB Junior 06 Moni Bau

Basketboll

Yllza Uka firmos me KB Junior 06 Moni Bau

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 22:26
Pamje nga prezantimi

KB Junior 06 Moni Bau po përgatitet me seriozitet për Superligën e femrave në basketboll.

Kësisoj, drejtuesit e klubit kanë nisur t’i përforcojnë radhët e veta me basketbolliste cilësore vendore e ndërkombëtare. 

Aktualisht është arritur marrëveshja me plejmejkeren e talentuar Yllza Uka, e cila ka nënshkruar kontratën e re me drejtorin e klubit, Erlind Rushitin.

“Po, mbaruam me Yllzën, lojtaren e talentuar e cila ka dalë nga gjiri i akademisë sonë.

Kjo basketbolliste luan në pozitën e organizatores dhe tashmë me një përvojë sigurisht që do të jetë njëra ndër lojtaret  kryesore të lojës sonë në elitën e basketbollit femëror…”, ka thënë drejtori sportiv i klubit.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të arrihen marrëveshjet edhe me lojtaret tjera, kryesisht nga kjo akademi e basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat