Bostoni drejt titullit në NBA, marrin edhe fitoren e dytë ndaj Dallasit

Basketboll

Bostoni drejt titullit në NBA, marrin edhe fitoren e dytë ndaj Dallasit

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Boston Celtics po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në ligën amerikane të basketbollit në NBA.

Celtics kanë realizuar edhe fitoren e dytë ndaj Dallas Mavericks me rezultatin 105:98, në kuadër të serisë finale.

Ndeshjen më mirë e nisi Dallasi, duke arritur triumfin në çerekun e parë me tre pikë.

Në krahun tjetër, Bostoni doli fitimtar, pasi i fitoi çerekët dy e tre me diferencë të njëjtë pikësh nga gjashtë.

Krejt çka bëri në vazhdim Mavericks, ishte fitimi i pjesës së fundit me dy pikë, por të pamjaftueshme për sukses në fund.

Holiday e udhëhoqi Bostonin drejt triumfit me 26 pikë dhe 11 kërcime. Ai u ndihmua nga Jaylen Brown me 21 pikë dhe Jayson Tatum me 18 pikë, 9 kërcime dhe 12 asistime.

Dallasit nuk i kreu punë as loja fantastike e Luka Doncicit, i cili regjistroi triple-double me 32 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime.

Tashmë Bostoni po kryeson 2:0 në serinë që kalon në Dallas dhe Mavericks do të jenë nën presion sepse edhe një humbje në dy ndeshje para tifozëve vendas ndoshta do të nënkuptonte fundin e shpresave të tyre për titullin kampion.

Ndeshja e radhës do të luhet të mërkurën pas mesnate me fillim nga ora 02:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat