​Orari i Kosovës në FIBA 3x3 Europe Cup

Basketboll

​Orari i Kosovës në FIBA 3x3 Europe Cup

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Për herë të parë në vendin tonë, do të organizohet FIBA 3x3 Europe Cup. Ky event do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë më 8 dhe 9 qershor. Gara do të ketë nga mëngjesi i së shtunës deri në mbrëmje, derisa të dielën zhvillohet ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalet.

Kosova do të paraqitet në të dyja konkurrencat në këtë event dhe synon paraqitje sa më të mira. Vashat e Kosovës janë në grup me Qipron, Andorrën dhe Irlandën.

Ndërkohë, Dardanët do të ndeshen me Azerbajxhanin, Qipron, Shqipërinë dhe Armeninë.

Orari i Kosovës

8 qershor

10:45 Kosova-Qipro (femrat)

14:10 Azerbajxhani-Kosova (meshkujt)

15:25 Irlanda-Kosova (femrat)

17:15 Shqipëria-Kosova (meshkujt)

18:05 Kosova-Andorra (femrat)

19:55 Kosova-Qipro (meshkujt)

22:10 Kosova-Armenia (meshkujt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat