Kosova, në turneun e YDF-së në Turqi

Basketboll

Kosova, në turneun e YDF-së në Turqi

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 15:06
Pamje nga ndeshja

Kosova në të dyja konkurrencat për U14 do të marrë pjesë në turneun e YFD-së.

"Ky turne, që është i përkrahur nga FIBA, kësaj radhe do të zhvillohet në Turqi nga 6 deri më 10 qershor.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.

Para udhëtimit në Turqi janë përzgjedhur 12 lojtarët/et që do të përfaqësojnë Kosovë në këtë turne të FIBA-s nga trajnerët Driton Obërtinca te meshkujt dhe Hasan Bytyqi te femrat.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët", njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat