Sportistija: Ja makthi në burgun rus, më duhej t’i kërkoja falje Putinit dhe ta falënderoja që të lirohesha

Basketboll

Sportistija: Ja makthi në burgun rus, më duhej t’i kërkoja falje Putinit dhe ta falënderoja që të lirohesha

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 11:33
Brittney Griner

Një vit më parë dergjej në burgjet ruse e akuzuar për trafik droge, pas u arrestua në aeroport për mbajtje të lëndëve narkotike (iu gjet një substancë që e përdorte prë mjekim, me recetë nga mjeku).

Më pas, falë një marrëveshje mes qeverisë amerikane dhe asaj ruse, basketbollistja Brittney Griner u rikthye në vendlindje, por pasi kaloi mjaft peripeci.

Në një intervistë për ABC, ajo ka rrëfyer gjithçka ka kaluar në ato muaj të gjatë nga njëri burg në tjetrin.

Për të shmangur telashet më të këqija dhe rrezikun që të mos ktheheni më në shtëpi në Shtetet e Bashkuara, ajo i ka kërkuar falje publike presidentit Vladimir Putin. Por kjo s’është asgjë në lidhje me gjendjen e saj shpirtërore atë kohë dhe tmerrin që ka përjetuar.

“Kam menduar disa herë për vetëvrasje në dy javët e para, por nuk e bëra sepse isha e sigurt që nuk do t’ia jepnin trupin familjes sime”, thotë Griner.

Në burg filloi të pinte cigare, një paketë në ditë.

E dënuar në gusht 2023, gjashtë muaj pas arrestimit të saj, me nëntë vjet burg për trafik droge, ajo u përdor si levë politike për të ushtruar presion ndaj presidentit amerikan Joe Biden.

Ajo u lirua dhjetorin e kaluar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me një tregtar armësh që mbahej në Shtetet e Bashkuara.

Në nëntor u transferua në një koloni penale në Mordovia, 500 km larg Moskës.

“Një udhëtim me tren, në kafaze të tjera, i cili zgjati shtatë ose tetë ditë. Përfundova duke prerë dhe qepur uniformat e ushtarëve rusë gjatë gjithë ditën, duke ndarë një qeli me 20 të burgosur dhe një banjë me 50 vetë”, tha Griner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat