Përcaktohet finalja e madhe e NBA, Dallas sfidon rekordmenët e këtij sporti

Basketboll

Përcaktohet finalja e madhe e NBA, Dallas sfidon rekordmenët e këtij sporti

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

U përcaktua në mbrëmjen e 30 Majit finalja e madhe e NBA për këtë sezon.

Dallas Mavericks fitoi në ndeshjen e pestë me rezultatin 124-103 ndaj Minnesota Timverwolves dhe do të përballet në finalet më të rëndësishme të sezonit kundër Boston Celtics.

Sfida ndaj Timberwolves rezultoi shumë e thjeshtë për miqtë, duke mbyllur krejt llogaritë e gjysmëfinaleve të konferencës së perëndimit.

Me një Luka Doncic spektakolar dhe Kyrie Irving i papërmbajtshëm, Mavericks konfirmojnë forcën e tyrë në prag të finaleve të mëdha.

Por, sfidat ndaj Boston Celtics nuk do të jenë të thjeshta.

Përballë do të jenë as më pak e as më shumë, por rekordmenët e këtij sporti në SHBA, Boston Celtics.

17-herë kampionët e NBA do të kërkojnë të rikthehen te titulli kampion që për klubin mungon që nga viti 2008.

Jo vetëm kaq, por skuadra nga konferenca e lindjes i ka shkuar shumë afër viteve të fundit triumfit, por pa ia dalë.

Gjithsesi, titullin më të dëshiruar e kërkon edhe Dallas, që prej vitesh është në një rritje konstante dhe me shumë lojtarë premtues ia ka dalë të jetë aty mes më të mirëve.

Hera e parë dhe e fundit që Mavericks është shpallur kampion në NBA është para 13 viteve, në sezonin 2010-2011, ku asokohe ishte Dirk Nowitzki që udhëhoqi skuadrën drejt suksesit.

Tani ekipet kanë një javë kohë për t’u përgatitur për nisjen e dueleve finale.

Ndeshja e parë do të luhet në “TD Garden të Boston” më datë 7 qershor dhe pritet të dhurojë spektakël të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat