Dallas shpallet kampion në Konferencën e Perëndimit

Basketboll

Dallas shpallet kampion në Konferencën e Perëndimit

Më: 31 maj 2024 Në ora: 13:25
Dallas

Ekipi i Dallas Mavericks u shpall sot kampion i Konferencës së Perëndimit në NBA. Skuadra teksane fitoi 124-103 ndaj Minnesota në ndeshjen e pestë finale, duke fituar 4-1 me takime dhe fituar trofeun.

Basketbollisti Luka Doncic u shpall MVP i finaleve në Perëndim. Në finalet play off për titullin kampion në NBA, ekipi i Dallas do të përballet me Boston Celtics, kampion në Lindje. Skuadra e Boston mundi Indiana.

Ndeshja e sotme edhe pse u luajt në fushën e Minnesota, në përgjithësi u komandua nga miqtë, që këtë herë nuk toleruan. Luka Doncic dhe Kyrie Irving realizuan nga 36 pikë secili, një dyshe që kuptohen symbyllurazi në fushë.

Të vetëm ata mundën ekipin e Minnesota, ku Edëards dhe Toëns realizuan nga 28 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar. Finalja e parë play off do të luhet më 6 qershor në fushën e Boston, që ka renditjen më të mirë në sezonin e rregullt.

Konferenca e Lindjes-Finale – Play off

Boston – Indiana, (4-0)

Konferenca e Perëndimit-Finale – Play off

Minnesota – Dallas, 103-124 (1-4)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat