Valdrin Haxhiu emocionon për Trepçën: Nuk e tradhtova as edhe një herë të vetme

Basketboll

Valdrin Haxhiu emocionon për Trepçën: Nuk e tradhtova as edhe një herë të vetme

Nga: K.G. Më: 29 maj 2024 Në ora: 21:07
Valdin Haxhiu

Valdrin Haxhiu është padyshim sikur në qiellin si kapiten që ka arritur suksese me klubin e basketbollit Trepça nga Mitrovica. 

Haxhiu është i ngazëllyer me titullin e Kosovës që fituan në javën që e lamë pas.

“Sot, qëndroj para jush me zemër të mbushur plot emocion, ndërsa përmbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës sime -karrierën time si basketbollist. 

Është një ndjenjë e veçantë të shoh prapa në vitet e kaluar dhe të reflektoj mbi çdo sfidë, fitore dhe momente të veçanta që më kanë formuar jo vetëm si lojtarë ,por edhe si njeri.

Kur fillova këtë rrugëtim, kisha vetëm ëndrrën për të luajtur lojën që e dua me gjithë shpirt.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija kaq shumë - tituj, rekorde dhe mbi të gjitha ,miq dhe përvoja të paharrueshme. 

Gjatë këtyre viteve, kam mësuar për disiplinë ,përkushtim dhe sakrificat që duhen për të arritur majat e suksesit.

Rrugëtimin tim e fillova tek Klubi im i zemrës Trepça dhe po e përfundoj në Trepçë. 

Deri këtu arritëm me shume sfida dhe sakrifica, mundë që së bashku i tejkaluam edhe momentet më të vështira si klub.

Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtaret e mi, të kaluar dhe të tashëm.

Së bashku kemi kaluar momente të bukura fitoreje dhe sfida të vështira humbjeje.

Një falënderim të veçantë shkojnë për trajnerët e mi.

Faleminderit gjithashtu stafit teknikë e mjekësor për përkujdesin dhe mbështetjen tuaj të pa lodhshme.

Së fundi dua të falënderoj tifozët ‘Torcidën{ tanë të mrekullueshëm. Ju keni qenë burimi ynë i pandashëm i frymëzimit dhe motivimit. Mbështetja juaj nga tribuna ka bërë që çdo sfidë të duket më e lehtë dhe çdo fitore më e ëmbël.

Edhe pse nuk do të jem më në fushë si lojtarë, zemra ime do të jetë gjithmonë me këtë sport dhe me këtë ekip, ku nuk e tradhtova as edhe një herë të vetme. Shpresoj që të vazhdoj  të jem pjesë e botës së basketbollit te këtij qyteti në mënyra të tjera dhe të kontriboj për të ardhmen e klubit tim te që më ka dhënë kaq shumë.

Faleminderit të gjithëve nga zemra.

Është përparësi dhe privilegj të kem qenë pjesë e kësaj aventure të jashtëzakonshme me ju.

Përgjithmone mirënjohës”, ka shkruar kapiteni Valdrin Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat