Minnesota fiton dhe rihap garën

Basketboll

Minnesota fiton dhe rihap garën

Më: 29 maj 2024 Në ora: 11:56
Pamje nga ndeshja

Minnesota fitoi sot 105-100 ndaj Dallas në finalen e katërt play off në Konferencën e Perëndimit në NBA, duke rihapur garën për titull. Skuadra teksane tashmë udhëheq 3-1 serinë e finaleve.

Dallas nuk arriti të shfrytëzojë këtë herë faktorin fushë, duke u dorëzuar në fund para publikut të tij. Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Më i miri për miqtë ishte Edwards me 29 pikë e 10 rebound, mbështetur nga Towns me 25 pikë. Për teksanët, Luka Doncic realizoi një “triple double”, me 28 pikë, 15 rebound e 10 asist, por që s’mjaftuan.

Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Minnesota, që do të kërkojë të mbajë gjallë shpresën, ndërsa Dallas ta mbyllë garën. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Boston Celtics ka siguruar një biletë për në finalet e titullit në NBA.

Konferenca e Lindjes-Finale – Play off

Boston – Indiana, (4-0)

Konferenca e Perëndimit-Finale – Play off

Minnesota – Dallas, 105-100 (1-3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat