Boston Celtics shpallet kampion në Konferencën e Lindjes

Basketboll

Boston Celtics shpallet kampion në Konferencën e Lindjes

Më: 28 maj 2024 Në ora: 09:44
Ylli i Celtics, Jaylen Brown përfundimisht u emërua MVP i finaleve të Konferencës Lindore.

Boston Celtics janë shpallur kampion në Konferencën e Lindjes në NBA.

Ata e morën edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje në finalen e Konferencës së Lindjes dhe tani janë kampion.

Në ndeshjen e katërt Celtics kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 105:102 duke kaluar në finalen e madhe të NBA pasi kanë marrë titullin kampion në Lindje.

Deri më tani, skuadra e Bostonit ishin të papërmbajtshëm në ‘Play-Off’, duke fituar 12 ndeshje dhe duke humbur vetëm dy prej tyre.

Celtics rrëzuan Miami Heat dhe Cleveland Cavaliers me rezultat të njëjtë 4:1 në raundin e parë dhe të dytë, derisa në finale eliminuan Indianan me rezultat 4:0.

Heroi i ndeshjes së mbrëmshme është Derrick White, i cili goditi një trepikësh për fitore.

Indiana pas kësaj pati rastet e saj, por nuk arriti të kryente asnjë sulm, kështu që rezultati mbeti 105:102.

Jaylen Brown ishte më efikasi me 29 pikë dhe Jayson Tatum shkëlqeu me 26 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime.

Te Indiana, Andrew Nembhard shënoi 24 pikë me 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ylli i Celtics, Jaylen Brown përfundimisht u emërua MVP i finaleve të Konferencës Lindore.

Celtics në finalen e madhe të NBA do ta pres fituesin e duelit Dallas Mavericks – Minnesota Timberwolves, ku Mavs janë duke udhëhequr në seri 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat