Real Madrid pranë kualifikimit

Basketboll

Real Madrid pranë kualifikimit

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:40
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e dyta çerekfinale të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Ekipi i Real Madrid është i vetmi që i ka fituar të dyja takimet e para dhe udhëheq 2-0 serinë. Madrilenët mposhtën 101-90 Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll.

Në takimet e tjera, ekipi i Barcelonës mundi 77-69 grekët e Olympiacos, duke barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve. Këtë herë katalanasit fituan në fushën e tyre pas humbjes në përballjen e parë në sekondat e fundit.

Në fushën e tij fiton këtë herë pa probleme Panathinaikos, që mposhti 95-79 Maccabi Tel Aviv, duke barazuar 1-1 serinë. E njëjta situatë edhe në përballjen mes Monaco e Fenerbahce, me francezët që fituan 93-88 dhe barazohen me ndeshje.

Euroleague-Çerekfinale play off

Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 95-79 (1-1)

Real Madrid – Baskonia Gasteiz, 101-90 (2-0)

Monaco – Fenerbahce, 93-88 (1-1)

Barcelona – Olympiacos, 77-69 (1-1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat