A do të ketë luftë Izrael-Hezbollah? Raporti i fuqive dhe alarmi në Lindjen e Mesme

Azia

A do të ketë luftë Izrael-Hezbollah? Raporti i fuqive dhe alarmi në Lindjen e Mesme

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Irani mbajti të enjten funeralin për udhëheqësin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, vrasja e të cilit në Teheran ka shtuar frikën për një konflikt rajonal.

Situata në Lindjen e Mesme u përshkallëzua pas sulmit të 27 qershorit në lartësitë Golan të administruara nga Izraeli, ku një goditje me raketë vrau 12 fëmijë të komunitetit druzë në një fushë futbolli.

Izraeli fajësoi grupin militant Hezbollah dhe u zotua se do të hakmerrej, ku përgjigjja ishte e menjëhershme me vrasjen e gjeneralit të lartë të grupit militant të mbështetur nga Irani.

Nga ana tjetër edhe Irani ka kërcënuar me hakmarrje për vrasjen në territorin e tij të liderit të Hamasit.

Por si u përshkallëzua konflikti në Lindjen e Mesme?

Mbrëmjen e së shtunës, 27 korrik, një shpërthim goditi një futbolli në qytetin Majdal Shams, duke vrarë 12 fëmijë nga komuniteti i pakicës Druze në Lartësitë Golan, të pushtuara dhe nënë administrim të Izraelit.

Ky ishte incidenti më vdekjeprurës rreth kufirit të Izraelit me Libanin që kur armiqësitë midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan në tetor.

Izraeli thotë se Hezbollahu e kreu sulmin me një raketë të prodhuar nga Irani, e qëlluar nga një distancë e shkurtër në Liban. Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se Hezbollahu ishte fajtor.

Hezbollahu nga ana tjetër e ka mohuar përfshirjen.

Si kundërpërgjigje Izraeli ekzekutoi numrin tre të Hezbollahut në një sulm me raketa në Bejrut. Pak orë më vonë u vra dhe Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit i cili u ekzekutua në një sulm në rezidencën e tij në Teheran, pak orë pasi kishte marrë pjesë në ceremonin e betimit të presidentit të ri të Iranit.

Këtë të enjte Izraeli njoftoi se ka vrarë dhe shefin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat