18 trupa të pasagjerëve dhe ekuipazhit janë gjetur pas rrëzimit të një avioni të mërkurën në Nepal.
Kapiteni MR Shakya i aeroplanit të Saurya Airlines u shpëtua dhe është nën trajtim në një spital.
Avioni "u rrëzua gjatë ngritjes" në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan (TIA) në kryeqytetin Katmandu, raportoi e përditshmja Kathmandu Post.
Premnath Thakur, zëdhënësi i TIA, tha se incidenti ndodhi rreth orës 11:00 (me kohë lokale).
Në mesin e 19 personave ishin edhe anëtarë të ekuipazhit dhe avioni ishte nisur për në qytetin Pokhara në Nepalin qendror.
Ushtria nepaleze drejtoi operacionet e shpëtimit që janë duke u zhvilluar në vendin e aksidentit.