Gjykata e Bangladeshit heq kuotat e punës pas trazirave vdekjeprurëse

Azia

Gjykata e Bangladeshit heq kuotat e punës pas trazirave vdekjeprurëse

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Gjykata e lartë e Bangladeshit ka hequr shumicën e kuotave për punët qeveritare që kishin shkaktuar përleshje të dhunshme në të gjithë vendin ku kanë vrarë më shumë se 100 njerëz.

Një e treta e vendeve të punës në sektorin publik ishte rezervuar për të afërmit e veteranëve nga lufta e vendit për pavarësi nga Pakistani në 1971.

Por tani gjykata ka vendosur që vetëm 5 për qind  e roleve mund të rezervohen për të afërmit e veteranëve.

Ministri i ligjit Anisul Huq ka thënë se ai e mirëpret vendimin.

Është e paqartë se si do të përgjigjen protestuesit, me të paktën një udhëheqës studentor që bën thirrje për vazhdimin e demonstratave.

Shah Manjurul Haque, një avokat për kërkuesit që kërkonin që kuotat të mbaheshin në vend, e quajti vendimin e Gjykatës Supreme “historike” dhe kërkoi qetësi.

“Të gjithë le ta pranojnë këtë vendim”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp, duke shtuar se “studentët duhet të shkojnë në shtëpi”.

Megjithatë, një zëdhënës i një prej grupeve studentore u citua nga AFP të ketë thënë se protestat do të vazhdojnë.

“Ne e mirëpresim vendimin e Gjykatës së Lartë,” i ka thënë AFP-së një zëdhënës i Studentëve Kundër Diskriminimit.

Raportohet se disa drejtues të protestës janë arrestuar. Të tjerë kërkojnë drejtësi për të vrarët në përleshje.

Rrugët në kryeqytetin Dhaka janë të shkreta pasi është në fuqi dita e dytë e shtetrrethimit, por përplasjet sporadike vazhduan edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Rreth 115 persona dihet se kanë vdekur, por mediat lokale raportojnë një shifër shumë më të lartë të viktimave.

Të paktën 50 persona u vranë vetëm të premten, raporton BBC.

Vendimi i Gjykatës së Lartë urdhëron që 93 për qind e vendeve të punës në sektorin publik të rekrutohen sipas meritës, duke lënë 5 për qind për familjarët e veteranëve të luftës për pavarësinë e vendit. Pjesa e mbetur prej 2 për qind është e rezervuar për personat nga pakicat etnike ose me aftësi të kufizuara.

I hequr në vitin 2018 nga qeveria e kryeministrit Sheikh Hasina, sistemi i kuotave u rivendos nga një gjykatë më e ulët muajin e kaluar, duke shkaktuar protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat