Tajvani duhet të mbrojë sovranitetin e vet, thotë presidenti i ishullit

Azia

Tajvani duhet të mbrojë sovranitetin e vet, thotë presidenti i ishullit

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 10:35
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te.

Tajvani duhet të mbrojë sovranitetin dhe të njohë kulturën dhe historinë e vet, ka thënë të dielën presidenti i ishullit, Lai Ching-te.

Lai, i cili është ngjitur në pushtet në maj, është ithtar i idesë për identitet të ndarë të Tajvanit prej Kinës, qëndrim që zemëron shpesh Pekinin, i cili e sheh ishullin si pjesë të pashkëputshme të territorit kinez.

Duke folur në një konventë të partisë së tij, Lai ka thënë se ata që kanë luftuar për demokraci të Tajvanit, e kanë pasur të qartë vendin e ishullit në botë.

Ata nuk kanë “hezituar që të derdhin gjak dhe kanë dhënë jetët e tyre kundër idesë së gabuar që ‘Tajvani është bazë për të rimarrë tokën amë’ dhe kanë krijuar një politikë kombëtare që e vendos Tajvanin në krye”, ka thënë Lai.

Chiang Kai-shek dhe Qeveria e tij e mundur ka ikur prej Tajvanit më 1949, pasi e ka humbur luftën civile me komunistët e Mao Zedongut.

Chiang ka shpresuar se do të mund të rigruponte forcat e veta në Tajvan dhe të sulmonte Kinën, për të shkatërruar partinë e Maos.

Chiang ka vdekur më 1975, pa e arritur atë ëndërr.

Lai ka thënë se Tajvani tani ka prioritete tjera.

“Tani ne kemi përgjegjësi për të bashkuar popullin, të kundërshtojmë aneksimin (prej Kinës) dhe të garantojmë sovranitet kombëtar”, ka thënë ai duke folur gjuhën tajvaneze, dhe jo gjuhën zyrtare të Qeverisë, mandarin.

“Ne duhet të bëjmë më të mirën që njerëzit të kuptojnë historinë dhe kulturën e Tajvanit, dhe të krijojnë një identitet kombëtar që 23 milionë që jetojnë në Tajvan e kanë një fat”, ka thënë ai.

Kina e konsideron presidentin e Tajvanit si “separatist”.

Lai hedh poshtë pretendimet e Kinës për Tajvanin, duke thënë se ishulli duhet të vendosë vetë për të ardhmen.

Kina dërgon aeroplanë dhe anije luftarake rreth Tajvanit në baza ditore./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat