Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pas sulmit ajror të ushtrisë izraelite në portin e Hodeidah të Jemenit, si kundërpërgjigje ndaj rebelëve Houthi, të cilët të premten, lëshuan dron në Tel Aviv.
Netanyahu e konsideroi të suksesshëm operacionin e kryer nga IDF dhe IAF, shkruan The Times of Israel.
Izraeli godet Houthi-t në Jemen, i kundërpërgjigjet sulmit me dron në Tel Aviv
“Goditëm objektiva 1700 kilometra larg kufijve tanë”, tha kryeministri Netanyahu.
“Unë kam një mesazh për armiqtë e Izraelit – mos u gaboni për ne. Ne do të mbrojmë veten në çdo mënyrë, në çdo front. Kushdo që na dëmton do të paguajë një çmim shumë të rëndë për agresionin e tij”, shtoi Netanyahu.
Netanyahu gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë masat kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij.