Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz thotë se sulmi në portin e Hodeidah të kontrolluar nga rebelët Houthi, “i dha një goditje të rëndë organizatës terroriste të mbështetur nga Irani në Jemen”.
Katz deklaroi se Izraeli do të godasë këdo që e sulmon dhe shtoi se Irani duhet të ndalet.
“Ne do të godasim këdo që na godet. Irani është koka e gjarprit – duhet të ndalet tani”, shkroi ai në X.
Israel delivered a severe blow to the Iranian-backed terror organization in Yemen today. We will strike anyone who strikes us. Iran supports, trains, and finances the Houthi terror organization as part of its regional network of terror organizations aimed at attacking Israel.…
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) July 20, 2024
Rebelët Houthi të Jemenit kanë fajësuar Izraelin për sulmet që erdhën një ditë pasi Houthët pretenduan një sulm vdekjeprurës në qytetin izraelit të Tel Avivit.
Houthi deklaroi se sulmet ajrore në Hodeidah të shtunën kishin në shënjestër objektet e naftës, duke shtuar se kishte të vdekur dhe të plagosur.