Pakistani arreston liderin e Al-Kaidës për plane sabotuese

Azia

Pakistani arreston liderin e Al-Kaidës për plane sabotuese

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 10:51
Zyrtarë policorë pakistanezë. Fotografi nga arkivi.

Zyrtarët pakistanezë kundërterrorizmit e kanë arrestuar liderin e Al-Kaidës, Amin ul Haq, duke e përshkruar si ndihmës të afërt me ish-liderin e vrarë të grupit, Osama Bin Laden, organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti kundërterrrorizmit në provicën e Punxhabit, ka thënë se e ka nisur një rast ligjor kundër ul Haqit, duke e akuzuar se ka planifikuar sabotazh përmes instalimeve të rëndësishme në provincë.

“Është zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Departamenti kundërterrorizmit, në bashkëpunim me agjencitë e inteligjencës, e kanë kapur me sukses Amin ul Haq, liderin e Al-Kaidës”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit përmes një deklarate.

Bin Laden është vrarë më 2011 në një bastisje amerikane, teksa ka qenë duke u fshehur në qytetin palestinez, Abotabad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat