Një video amatore shfaq momentin e shpërthimi të një anije tanker në Detin e Kuq, e cila u sulmua nga rebelët e Houthi.
Chios Lion, anija që lundronte me flamurin e Liberisë, po lëvizte në afërsi të portit kur ndodhi sulmi mbi të, shkruan Reuters.
Një grup i Houthi nga Jemeni kishin shënjestruar anijen në Detin e Kuq, duke pretenduar se ishte një kundërpërgjigje ndaj luftës Izrael-Hamas që po zhvillohet në Gaza.
Thuhet se sulmi u krye me një dron detarë – i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa përgjegjësinë edhe për një sulm tjetër mbi një anije e mori Houthi që e goditën në afërsi të Hodeidah.
Në video dhe xhirim të ngadalësuar shihet droni detarë duke iu afruar tankerit dhe shpërthimit që ndodhë.
E duke marrë parasysh që anija po transportonte naftë, një zjarr i madh shpërthen dhe kaplon tërë anijen gjigante.