Ushtria izraelite thotë se ka vrarë 14 mijë luftëtarë nga krahu i armatosur i grupit të Hamasit, Brigadat Qassam, gjatë luftës.
Ajo tha se në shifrën e përmendur janë të përfshirë gjashtë luftëtarë me gradën komandant brigade, 20 komandantë batalioni dhe 150 komandantë kompanish.
Hamasi nuk e ka konfirmuar numrin e luftëtarëve të vrarë në luftë, por ka hedhur poshtë rregullisht pretendimet e ushtrisë izraelite.
Përditësimi i fundit u bë pasi Izraeli tha se kishte në shënjestër liderin e Brigadave Qassam, Mohammed Deif në një sulm në një “zonë të sigurt” të caktuar ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur. Të paktën 90 palestinezë u vranë në sulm.
Izraeli tha se ende nuk e ka konfirmuar nëse Deif është vrarë në sulm, ndërsa Hamasi ka thënë se ai nuk është vrarë, shkruan Al Jazeera.