Të paktën tre civilë janë vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Libanit, Bid Zbeil.
Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet libaneze të sigurisë. Sipas mediave të huaja janë goditur banesa me raketa.
Ndërkohë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ka pasur armiqësi pothuajse të përditshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut të Libanit, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.
Sulmet izraelite në Liban kanë shkaktuar më shumë se 500 të vdekur