Një libanez u arrestua nga autoritetet gjermane, nën dyshimin se ka blerë komponentë të droneve për t’i eksportuar që grupi i Hezbollahut t’i përdor në sulmet kundër Izraelit.
Ai u arrestua në Salzgitter në Gjermaninë veriore të dielën, thanë prokurorët federalë në një deklaratë.
I arrestuari po dyshohet për anëtarësim në një organizatë të huaj të cilësuar si “terroriste”.
Sipas prokurorëve, i dyshuari iu bashku Hezbollahut në Liban në verën e vitit 2016, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Këtë vit, ai dyshohet se filloi të prokuronte komponentë në Gjermani për montimin e dronëve ushtarakë, veçanërisht motorët, me urdhër të grupit.
“Ato supozohej të eksportoheshin në Liban dhe të përdoreshin në sulme terroriste ndaj Izraelit”, thanë prokurorët.
Të hënën, i dyshuari u soll para një gjyqtari, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim në pritje të një aktakuze të mundshme.