Turistja kineze shkoi për tu larë në plazh, përfundoi 80 kilometra larg brigjeve – pas 36 orëve e shpëtojnë rojat bregdetare japoneze

Azia

Turistja kineze shkoi për tu larë në plazh, përfundoi 80 kilometra larg brigjeve – pas 36 orëve e shpëtojnë rojat bregdetare japoneze

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 14:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një turiste kineze është shpëtuar pas 36 orëve që ishte zhdukur nga një plazh në Japoni.

21-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk është zbuluar, është “marrë” nga uji derisa po notonte në plazhin Shiraham të hënës. Ajo kishte me vete një gomë shpëtimi në formë rrethi.

Miqtë e saj me të cilët ajo ishte kishin informuar policinë, të cilët menjëherë filluan operacionin e kërkim-shpëtimit së bashku me zjarrfikësit dhe rojet bregdetare të Japonisë.

Gruaja u gjet nga një anije mallrash rreth 80 kilometra larg brigjeve në mëngjesin e sotëm. Ajo ishte dehidratuar por me vetëdije të plotë u tha nga rojet bregdetare.

Turistja tha se e gjeti veten “mes” deti, pasi për 30 minuta notoi dhe u mundua të kthehet në plazh por pa ndonjë sukses.

Ajo u mor nga helikopter i rojave bregdetare dhe u dërgua në spitalin e qytetit të Yokohamas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat