Lidhjet e Serbisë me Kinën, Petkoviq e Simiq qëndrojnë për vizitë në Pekin

Azia

Lidhjet e Serbisë me Kinën, Petkoviq e Simiq qëndrojnë për vizitë në Pekin

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 13:58
Foto nga takimi

Serbia është shteti kryesor në rajon që vazhdon të jetë vegël e shtrirjes së ndikimit rus dhe kinez.

Vuçiq pavarësisht agresionit të Vladimir Putinit në Ukrainë, vazhdon të mos i vendos sanksione Rusisë, ndërkohë që bashkëpunimi me Kinën vazhdon.

Kjo dëshmohet edhe nga vizitat e takimet që zyrtarë serbë realizojnë me përfaqësues të shtetit kinez.

Hiç më larg se dje, kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, i cili shihet në Bruksel kur aranzhohen takime në kuadër të dialogut, i shoqëruar edhe nga politikani serb i Kosovës, Igor Simiq, ka publikuar fotografi nga një vizitë në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat