Zjarri shkatërron dhjetra dyqane në tregun më të madh të Islamabad

Azia

Zjarri shkatërron dhjetra dyqane në tregun më të madh të Islamabad

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 19:08
Zjarr

Një zjarr masiv që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm ka shkatërruar më shumë se 200 dyqane në tregun më të madhe të kryeqytetit të Pakistanit.

Rrjeti vendas ‘Dawn News’ tha se ngjarja e rëndë ndodhi në tregun e hapur I-9 ku shitësit ngrejnë stendat e tyre çdo javë për të shitur mallra të ndryshme.

Gazetarët thanë se disa autobote zjarrfikësish ishin sot në vendngjarje për të shuar flakët.

“Procesi i fikjes së flakëve është në vijim dhe përveç skuadrave nga Islamabad, kem kërkuar ndihmë nga Rawalpindi dhe forcat e marinës së Pakistanit,” tha korrespondenti.

Ai shtonte se deri tani nuk është raportuar për viktima por mallra në vlerë miliona rupi janë bërë shkrumb nëpër dyqane, teksa shitësit kërkonin llogari per humbjet e tyre te administrata e tregut.

Policia e Islamabad a rrethuar vendngjarjen dhe po mbledh prova për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

“Një hetim i plotë mbi zjarrin do të kryhet dhe janë marrë masat për ndryshimin e fluksit të trafikut në zonë”, shkruante policia në rrjetin X.

Zhvillimi i rëndë vjen një muaj pasi një zjarr në tregun e Peshawar shkatërroi të paktën 80 dyqane me mallra dhe plagosi tre njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat