Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se të paktën 25 palestinezë janë vrarë pas një sulmi izraelit që goditi në afërsi të shkollës al-Aëda në Abasan të Khan Younis.
Kjo ministri raportoi më herët se trupat e 19 palestinezëve të vrarë mbërritën në spitalin Nasser pas sulmit.
Zyra e Qeverisë për Media e Gazës tha se 29 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë në sulmin ndaj shkollës së drejtuar nga Kombet e Bashkuara që strehonte familjet e zhvendosura.