Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha sot se veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza mund t’i kthejnë bisedimet për një armëpushim në fillim.
Në një telefonatë me ndërmjetësit për të arritur një marrëveshje armëpushimi, Haniyeh tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Izraeli janë plotësisht përgjegjës për kolapsin e mundshëm të negociatave.
Më herët gjatë ditës së sotme, Hamasi akuzoi Netanyahun për pengim të negociatave për një armëpushim në Rripin e Gazës në mes të bisedimeve të vazhdueshme që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
Lëvizja islamike palestineze, në një deklaratë, u bëri thirrje ndërmjetësve që të ndërhyjnë kundër, siç i quajti manovrat dhe krimet e Netanyahut. Kryeministri i Izraelit tha dje se çdo marrëveshje armëpushimi në Gaza duhet të lejojë Izraelin të vazhdojë të luftojë derisa të arrihen qëllimet e tij.