Egjipti do të presë një delegacionin izraelit, mediat e huaja: Hamasi pranon të negociojë për fatin e pengjeve

Azia

Egjipti do të presë një delegacionin izraelit, mediat e huaja: Hamasi pranon të negociojë për fatin e pengjeve

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Hamasi pranon të negociojë për fatin e pengjeve dhe lirimin e të burgosurve palestinezë në mungesë të një armëpushimi të përhershëm, kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i lëvizjes që sundon Rripin e Gazës, shkruajnë mediat e huaja.

“Hamasi kërkoi marrëveshjen e Izraelit për një armëpushim të përhershëm si kusht për negociatat. Kjo pikë u tejkalua pasi ndërmjetësit u zotuan se për aq kohë sa negociatat janë duke vazhduar, armëpushimi do të mbetet në fuqi”, thuhet ndër të tjera.

Në Kajro, “Al Qahera News TV” raportoi, se drejtori i CIA-s William Burns do të vizitojë kryeqytetin egjiptian këtë javë.

Sipas një burimi tjetër, kreu i CIA-s do të udhëtojë këtë javë në Katar. Egjipti do të presë një delegacion izraelit në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat