Izraeli dërgon trupa shtesë pranë Libanit

Azia

Izraeli dërgon trupa shtesë pranë Libanit

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 12:27
Ushtarë

Izraeli ka vendosur trupa shtesë në kufirin verior në përgatitje për një luftë të mundshme në shkallë të gjerë me grupin e fuqishëm libanez, Hezbollah.

Trupat nën flamurin e Komandës Veriore kryen një stërvitje të madhe, të mbikëqyrur pjesërisht nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, i cili tha se ushtarë janë të vendosur dhe të përkushtuar ndaj misionit, për të mbrojtur vendin dhe për të fituar.

Zyrtarët izraelitë thanë javën e kaluar se planet për një ofensivë tokësore në Liban janë gati, duke bërë që lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të kërcënonte Tel Aviv.

Disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Kanadanë, kanë lëshuar paralajmërime udhëtimi duke u kërkuar qytetarëve të largohen nga Libani.

Hezbollahu filloi të qëllonte kundër Izraelit një ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në një përpjekje për të ndihmuar grupin palestinez që luftonte në Gaza dhe armiqësitë janë rritur vazhdimisht gjatë tetë muajve të fundit.

Të paktën 400 njerëz janë vrarë në Liban, duke përfshirë dhjetëra civilë, dhe 19 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë në Izrael.

Përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA dhe Franca janë ende në proces. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha të mërkurën gjatë një vizite në Uashington DC se Izraeli është ende duke kërkuar një zgjidhje diplomatike për krizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat