Ministri i mbrojtjes në Izrael: Nëse shpërthen lufta me Hezbollahun, Libani do të kthehet në ‘epokën e gurit’

Azia

Ministri i mbrojtjes në Izrael: Nëse shpërthen lufta me Hezbollahun, Libani do të kthehet në ‘epokën e gurit’

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 07:28
Yoav Gallad

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad ka paralajmëruar sërish se nëse shpërthen lufta me Hezbollahun, ushtria izraelite është e aftë të kundërpërgjigjet ashpër, duke shtuar se mund të arrijë deri aty sa ta kthejë vendin fqinj “në Epokën e Gurit”.

Duke folur me gazetarët gjatë vizitës së tij në Uashington, Gallant këmbënguli se qeveria Netanyahu preferon të gjejë një zgjidhje diplomatike për krizën kufitare izraelito-libaneze.

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, është rritur armiqësia midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat