Aspiratat e doktrinës kineze dëshirojnë të varrosin shumë shtete në borxhe!

Azia

Aspiratat e doktrinës kineze dëshirojnë të varrosin shumë shtete në borxhe!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 24 qershor 2024 Në ora: 18:00
Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping dëshiron të përhapë doktrinat e tij politike ndërkombëtarisht. Chatboti më i fundit i inteligjencës artificiale Kineze është trajnuar mbi doktrinën e Presidentit Xi Jinping. Sipas një raporti të SHBA-së, Kina po organizon kurse për zyrtarët në vendet afrikane dhe të Amerikës Latine, me qëllim promovimin e qeverisjes dhe botëkuptimit kinez. 

Një shtyllë e strategjisë ndërkombëtare e Presidentit Xi Jinping ka qenë Nisma Brez dhe Rruga (BRI), një projekt gjigant infrastrukturor global që Kina po e përdor për të zgjeruar ndikimin e saj jashtë shtetit, duke ofruar kredi për vendet në zhvillim. Nisma zuri vend në vitin 2013 dhe sot përfshin mbi 150 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Nëpërmjet BRI, Kina ka rritur në masë të madhe qasjen e saj në tregjet dhe burimet e huaja. Për shumë vite, Kina u ka dhënë miliarda dollarë hua vendeve në Azi dhe Afrikë për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, porteve dhe projekte të tjera të mëdha infrastrukturore përmbrenda kësaj iniciative.

Kritikët kanë paralajmëruar prej kohësh se BRI bën që më shumë vende të varrosen në borxhe masive ndaj Kinës.

Kohët e fundit, instituti amerikan i mendimit Atlantic Council publikoi një raport që detajon përpjekjet e Kinës për të përdorur BRI si promovim të sundimit njëpartiak dhe të menduarit e Xi te partnerët në pjesë të Afrikës, Amerikës Latine dhe gjetkë. Raporti bazohet në disa qindra dokumente të disponueshme publikisht nga Ministria e Tregtisë e Kinës.

Dokumentet nxjerrin në pah modelin autoritar të Kinës si një recetë qendrore për zhvillim të suksesshëm, ashtuqë edhe vendet e tjera mund të imitojnë këtë sukses, shkruan autorja e raportit, Niva Yau, e cila është me origjinë nga Hong Kongu.

Raporti përmend, ndër të tjera, një seminar të mbajtur përmes internetit në qershor 2021 për këshilltarët presidencialë dhe anëtarët e qeverisë në vendet në zhvillim, ku qëllimi ishte zgjerimi i "ndikimit ndërkombëtar të sistemit të qeverisjes së Kinës".

Sipas dokumentit të cituar në raport, pjesëmarrësit e këtij seminari u njohën me mendimet e Presidentit Xi Jinping për qeverisjen kombëtare, sistemin aktual politik të Kinës, jetën politike dhe tiparet themelore të proceseve vendimmarrëse politike të Kinës.

Dokumenti publik theksoi gjithashtu mobilizimin social dhe përpjekjet e udhëheqjes së Kinës gjatë pandemisë Covid-19…)

Një tjetër program trajnimi,synonte që zyrtarët afrikanë të përfshirë në planifikimin urban dhe në sistemin e mbikëqyrjes gjithëpërfshirëse të Kinës.

Sipas një dokumenti të cituar në raport, programi synonte të trajnonte zyrtarët e sigurisë publike nëpërmjet teknologjisë së informacionit në qytete.

Kina është një nga shoqëritë më të mbikqyrura në botë. Kritikët theksojnë se teknologjia e njohjes së fytyrës përdoret gjerësisht në çdo gjë, nga zbatimi i përditshëm i ligjit deri te shrypja  politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat