Përshkallëzim i rrezikshëm në Lindjen e Mesme, Hezbollahu kërcënon Izraelin për komandantin e vdekur

Azia

Përshkallëzim i rrezikshëm në Lindjen e Mesme, Hezbollahu kërcënon Izraelin për komandantin e vdekur

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Grupi militant Hezbollah i Libanit tha të dielën se kishte shënjestruar dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit me një dron të armatosur në përgjigje të vrasjes së një komandanti islamik.

Njoftimi i Hezbollahut erdhi disa orë pasi ai publikoi një videoklip që pretendonte të tregonte vendndodhjet në Izrael së bashku me koordinatat e tyre, mes frikës së shtuar për një përshkallëzim të konfliktit midis të dyve, raporton Guardian. Fotot përfshijnë reaktorin bërthamor në shkretëtirën Negev, Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion dhe Bazën Ajrore Nevatim.

Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha se “në rast se në Liban shpërthen një luftë gjithëpërfshirëse, Hezbollahu do të luftojë pa rregulla dhe kufij”.

Izraeli dhe grupi i fuqishëm i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që nga shpërthimi i luftës në Gaza më 7 tetor.

Të shtunën, grupi Jama’a Islamiyya njoftoi vdekjen e një prej komandantëve të tij, Ayman Gotmeh, duke thënë se ai u vra “në një sulm të pabesë sionist” në Hiarra në rajonin lindor të Libanit Bekaa.

Izraeli më vonë konfirmoi se kreu sulmin, duke thënë se Gotmeh ishte përgjegjës për furnizimin me armë të Forcave al-Fazr, krahut të armatosur të Xhama’a Islamiyya dhe Hamasit në rajon.

Hezbollah tha të dielën se luftëtarët e saj filluan një sulm “agresiv me dron” në një pozicion udhëheqës ushtarak në kazermat Beit Hillel “në përgjigje të vrasjes së kryer nga armiku izraelit në qytetin e Hiarrës”.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha në një deklaratë se një dron “kaloi mbi Liban dhe u rrëzua në zonën Beit Hillel”, duke shtuar se “nuk raportohet për të lënduar”./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat