Zyrtarja e OKB-së akuzon Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar

Azia

Zyrtarja e OKB-së akuzon Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Raportuesja speciale e OKB-së, Francesca Albanese, ka akuzuar Izraelin për  “shkelje të ligjit ndërkombëtar” pasi u shfaqën pamjet e një palestinezi gjatë një bastisjeje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj u qëlluan dhe shkëmbyen zjarr, duke plagosur një të dyshuar dhe duke e kapur atë.

Ushtarët më pas shkelën protokollin ushtarak, shtoi ai.

Albanese tha në X se “ishte befasuese se si një shtet i lindur 76 vjet më parë ka arritur ta shkel ligjin ndërkombëtar fjalë për fjalë”.

“Ky rrezikon të jetë fundi i multilateralizmit, i cili për disa shtete anëtare me ndikim nuk i shërben më ndonjë qëllimi përkatës,” shtoi ajo.

Një hetim nga Izraeli për incidentin është duke u zhvilluar, shkruan Skynews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat