Sulmet izraelite vrasin tetë persona në qendrën e ndihmës në Gaza, thonë dëshmitarët

Azia

Sulmet izraelite vrasin tetë persona në qendrën e ndihmës në Gaza, thonë dëshmitarët

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Tetë palestinezë u vranë të dielën në një sulm ajror izraelit, në një kolegj stërvitor pranë qytetit të Gazës që përdorej për shpërndarjen e ndihmave.

Kështu thanë dëshmitarët palestinezë, ndërsa tanket izraelite shtyheshin më tej në qytetin jugor të Rafahut, raporton Reuters.

Sulmi goditi një pjesë të një kolegji industrial të drejtuar nga agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët UNRWA që tani ofron ndihmë për familjet e zhvendosura, thanë dëshmitarët.

UNRWA dhe ushtria izraelite nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

“Disa njerëz vinin për të marrë kuponë dhe të tjerë ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe po strehoheshin këtu.Disa po mbushnin ujë, të tjerë po merrnin kuponë dhe befas dëgjuam se diçka po binte. Ne ikëm, ata që mbanin ujë e lanë të derdhej”, tha Mohammed Tafesh, një nga dëshmitarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat