Të paktën 37,598 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori

Azia

Të paktën 37,598 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Të paktën 37.598 palestinezë janë vrarë dhe 86.032 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, njoftoi këtë të diel Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze.

Gjithsej 47 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit, tha ministria në një deklaratë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor Rafah.

Ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat