Predha brenda “Kryqit të Kuq”/ Vriten 22 civilë në Gaza, 45 të tjerë të plagosur

Azia

Predha brenda “Kryqit të Kuq”/ Vriten 22 civilë në Gaza, 45 të tjerë të plagosur

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Të paktën 42 palestinezë mbetën të vrarë përgjatë të shtunës në Gaza si pasojë e sulmeve të kryera nga Ushtria Izraelite. Numri i viktimave u konfirmua nga Ministria Palestineze e shëndetësisë e Kontrolluar nga Hamas si dhe nga agjencia e lajmeve Reuters.

Avionët luftarakë të Izraelit shënjestruan kampin e refugjatëve Al Shati duke lënë të vrarë 24 persona ndërsa 18 palestinezë të tjerë u vranë në lagjen Al Tuffah të qytetit të Gazës.

Ushtria Izraelite lëshoi një deklaratë të shkurtër duke thënë se avionët e tyre luftarakë kishin goditur dy objekte të infrastruktures ushtarake të Hamasit në qytetin  e Gazës. Tel Avivi zyrtar tha se detaje të tjera mbi këtë operacion do të zbuloheshin më vonë.

Grupi Militant Palestinez Hamas nuk komentoi mbi pretendimin e Izraelit se në këto dy zona fshiheshin militantët e tyre, por thane se Tel Avivi kishte shënjestruar popullsinë civile dhe u zotuan se do të hakmerreshin.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale pas sulmit qytetarët palestinezë po kërkonin nën rrënoja për të gjetur trupat e familjarëve të tyre.

Pushtimi Izraelit në Rripin e Gazës nisi pas sulmit terrorist të 7 tetorit që militantët e Hamasit kryen ndaj Izraelit duke lënë të vrarë mbi 1200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Lufta 8 mujore në Enklavën Palestineze dhe sulmet Izraelite atje kanë lënë të vrarë më shumë se 37400 palestinezë. Izraeli pretendon se një e treta e viktimave janë militantët e Grupit Hamas të cilët fshihen pas sulmit terrorist të 7 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat