Ushtria izraelite lidhë palestinezin e plagosur në veturë

Azia

Ushtria izraelite lidhë palestinezin e plagosur në veturë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet rrëqethëse shfaqin palestinezin e plagosur që ishte lidhur nga ushtria izraelite në kapakun e motorit të një veture ushtarake, i cili u kap gjatë një bastisje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë konfirmuar të shtunën incidentin që u filmua dhe u shpërnda në masë të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ashpra.

Në video shihen një palestinez i përgjakur nga Jenin i identifikuar nga banorët e atjeshëm si Mujahed Azmi, i cili ishte lidhur në veturë e cila po kalonte mes dy autoambulancave.

Në një kumtesë, ushtria izraelite tha se forcat e tyre ishin qëlluar me armë, para se i plagosuri i ‘dyshuar’ t’iu vërsulej atyre.

IDF-ja pranoi se ushtarët izraelitë kanë shkelur protokollin ushtarak gjatë këtij akti barbar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat