Vapa nuk ndalon as natën! Rreziku nga pagjumësia, India “nuk merr frymë” nga temperaturat e larta

Azia

Vapa nuk ndalon as natën! Rreziku nga pagjumësia, India “nuk merr frymë” nga temperaturat e larta

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 07:26
India

Netët po bëhen të rrezikshme në kryeqytetin e Indisë pasi njerëzit në kombin më të populluar në botë po përjetojnë gjatë gjithë kohës temperatura të larta.

India veriore po përballet me një verë përvëluese, me një pjesë të Delhit që regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë, 49.9 gradë Celsius, në fillim të këtij muaji. Por, vapa mbytëse vazhdon edhe pasi dielli perëndon.

Qyteti po ftohet me vetëm 8.5 gradë Celsius gjatë natës, krahasuar me 12.2 gradë në zonat periferike, sipas një raporti të publikuar nga Qendra për Shkencën dhe Mjedisin muajin e kaluar.

Netët e ngrohta i privojnë njerëzit nga pushimi dhe rikuperimi nga orët e gjata të ekspozimit ndaj nxehtësisë, veçanërisht për njerëzit që nuk kanë ajër të kondicionuar.

Shoferi Sagar Mandal tha për CNN se tashmë ka më pak pasagjerë sepse njerëzit zgjedhin taksi me ajër të kondicionuar në vend të transportit në ajër të hapur.

“Trupi im nuk e përballon dot, por duhet të vazhdoj të eci me biçikletë. Jemi mësuar me punë fizike, nuk ankohemi. Por kjo vapë nuk është normale, diçka duhet të ndryshojë”, tha 39-vjeçari, i cili pedalon njerëzit nëpër qytet. “Askujt nuk i intereson nëse jetojmë apo vdesim, pavarësisht se për kë votoni, ky është një problem që askush nuk mund ta zgjidhë”, tha ai.

Netët më të nxehta janë pasojë e krizës klimatike, paralajmërojnë shkencëtarët, që thonë se i nxehti rrit stresin dhe i bën njerëzit më të rriskuar nga problemet shëndetësore.

Studimet kanë treguar se temperaturat më të larta gjatë natës e bëjnë më të vështirë rënien në gjumë dhe reduktojnë valët e thella dhe REM (lëvizjet e shpejta të syve). Ekspozimi ndaj valëve të të nxehtit gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me pasoja si lindja e parakohshme, sipas një  studimi të vitit 2019. Të moshuarit mund të kenë rrahje më të larta të zemrës dhe më shumë stres fiziologjik kur flenë në temperatura më të ngrohta. Një  studim australian i vitit 2008 madje zbuloi se vdekjet për shkak të çrregullimeve mendore dhe të sjelljes u rritën gjatë valëve të të nxehtit, veçanërisht për të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat