Zyrtari i OKB-së: Grupe të armatosura po i bllokojnë autokolonat me ndihma në Gazë

Azia

Zyrtari i OKB-së: Grupe të armatosura po i bllokojnë autokolonat me ndihma në Gazë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Ushtria izraelite tha se do të krijojë një korridor të ri të sigurt për të dërguar ndihma në Gazën jugore.

Ditë më vonë, “pauza taktike” ka sjellë lehtësim për palestinezët.

Por, siç kanë njoftuar Kombet e Bashkuara, rrugët e ndihmës për miliona palestinezë po bëhen ‘të papërdorshme’.

Së fundmi, Izraeli premtoi të vëzhgonte pauzat ditore përgjatë një rruge që shtrihet nga Kerem Shalom, deri në qytetin jugor Khan Younis, shkruan euronews.

E ashtuquajtura ‘pauzë taktike’ duhej të lejonte krijimin e një një korridori të ri të sigurt për të dërguar ndihma në Gazën jugore.

Mirëpo, sipas një zyrtari të OKB-së i cili është deklaruar në kushte anonimiteti, grupe të armatosura po i bllokojnë autokolonat me ndihma.

Kjo rezulton të jetë një pengesë e madhe për shpërndarjen e ndihmave në Gazën qendrore, ku rreth 1.3 milionë palestinezë janë strehuar në kampe, të dëshpëruar për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore.

Grupet e ndihmës thonë se vetëm një armëpushim dhe rihapja e kalimit në Rafah mund të rrisë ndjeshëm rrjedhën e ndihmës në zonë.

Ndërkohë sipas mediave lokale, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) kanë njoftuar vdekjen e dy ushtarëve të tjerë që thuhet se u vranë gjatë një sulmi në Rripin qendror të Gazës, duke e çuar kështu numrin e ushtarëve të vrarë izraelitë në 314. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat