Të paktën 29 njerëz vdiqën në Indi nga alkooli ilegal

Azia

Të paktën 29 njerëz vdiqën në Indi nga alkooli ilegal

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Të paktën 29 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë shtruar në spital pasi konsumuan alkool të prodhuar ilegalisht në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, thanë zyrtarët për mediat lokale.

Incidenti ndodhi në distriktin Kalakurichi të shtetit ku më shumë se 100 njerëz po trajtohen për helmim nga alkooli në spitale të ndryshme, tha shefi i qarkut MS Prasant për agjencinë e lajmeve PTI.

Ai tha se numri i personave në gjendje kritike po ndryshon vazhdimisht, duke sugjeruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Një zyrtar i atij vendi ka thënë përmes platformës X se ata që kanë bërë atë alkool janë arrestuar dhe se janë marrë masa ndaj zyrtarëve që nuk e kanë penguar.

” Krime të tilla që shkatërrojnë shoqërinë do të shtypen me një dorë të hekurt ,” tha ai.

Helmimet masive nga pijet alkoolike të prodhuara ilegalisht janë të zakonshme në Indi, ku qytetarët e varfër nuk mund të blejnë pije të ligjshme në dyqane për arsye financiare. Likeri i prodhuar ilegalisht forcohet duke e përzier me kimikate të tilla si pesticide ose metanol. Ky prodhim është jashtëzakonisht fitimprurës për kontrabandistët që nuk paguajnë taksa dhe u shesin sasi të mëdha të produkteve të tyre të varfërve me një çmim të lirë.

Në vitin 2022, më shumë se 30 njerëz vdiqën në Indinë lindore pasi kishin pirë pije të paligjshme të shitura pa licencë, dhe në vitin 2020, të paktën 120 njerëz vdiqën nga alkooli i paligjshëm në shtetin verior indian të Punjabit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat