Izraeli: Hezbollah do të shkatërrohet dhe do të vendoset siguri

Azia

Izraeli: Hezbollah do të shkatërrohet dhe do të vendoset siguri

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

“Në një luftë gjithëpërfshirëse, Hezbollahu do të shkatërrohet dhe Libani do të goditet rëndë”, kështu ka thënë Ministri i Jashtëm, Israel Katz.

Në një reagim në platformën X, Katz ka komentuar videon e Hezbollahut ku shfaqen me imazhe nga një dron mbi Izraelin verior dhe portin e Haifës.

“Nasrallah shkruan ai,- sot mburret se ka fotografuar portet e Haifës, të menaxhuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare nga Kina dhe India, dhe kërcënon t’i dëmtojë ato.

Jemi shumë afër vendosjes, nëse do të ndryshojmë rregullat e lojës kundër Hezbollahut dhe Libanit. Izraeli do të paguajë një çmim, por ne do të rivendosim sigurinë për banorët e veriut.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat