OKB: Konflikti në Gaza ka shkaktuar dëme të mëdha mjedisore

Azia

OKB: Konflikti në Gaza ka shkaktuar dëme të mëdha mjedisore

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Konflikti në Gaza ka krijuar ndotje të paprecedentë të tokës, ujit dhe ajrit në rajon, duke shkatërruar sistemet sanitare dhe duke lënë tonelata mbeturina nga pajisjet shpërthyese, sipas një raporti të OKB-së mbi ndikimin mjedisor të luftës.

Një vlerësim paraprak nga Programi i Mjedisit i OKB-së thotë se lufta ka ndryshuar me shpejtësi përparimin e kufizuar në përmirësimin e lehtësirave të shkripëzimit të ujit dhe trajtimit të ujërave të zeza në rajon, restaurimin e ligatinave bregdetare Wadi Gaza dhe investimet në instalimet e energjisë diellore, shkruan Al Jazeera.

Armët shpërthyese kanë gjeneruar rreth 39 milionë tonë mbeturina.

Çdo metër katror i Rripit të Gazës tani është i mbushur me më shumë se 107 kg mbeturina, që është më shumë se pesë herë më shumë se mbeturinat e krijuara gjatë betejës për Mosulin, Irak, në vitin 2017, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat