Forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve, vriten 17 palestinezë

Azia

Forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve, vriten 17 palestinezë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

17 palestinezë humbn jetën në sulmet e dyfishta izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Sipas informacioneve, 17 persona u vranë në dy sulme kampin Nuseirat që streho familjet e zhvendosura që ishin evakuuar kohët e fundit nga Rafah.

“Sulmi i parë vrau dhjetë njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Pesë prej tyre ishin nga e njëjta familje.

Një orë më vonë, sulmi i dytë kishte në shënjestër shtëpinë e një familjeje tjetër. Viktimat nuk përfshijnë vetëm prindërit dhe fëmijët e tyre, por edhe gjyshërit”, thanë autoritetet palestineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat