Kaluan kufirin korean, Seuli qëllon kundër ushtarëve të Koresë së Veriut

Azia

Kaluan kufirin korean, Seuli qëllon kundër ushtarëve të Koresë së Veriut

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Ushtarët koreano-veriorë që punojnë në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë hynë përsëri në Jug për një kohë të shkurtër.

Përpara se të ktheheshin pas, ushtria e Seulit qëlloi me të shtëna paralajmëruese.

Kjo u njoftua nga Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, duke raportuar shkeljen e dytë të kufirit nga Veriu në më pak se dy javë pas incidentit të ngjashëm më 9 qershor.

Komanda, në raportin e Yonhap, shtoi se ushtarët e Koresë së Veriut kishin kaluar vijën e demarkacionit ushtarak në DMZ rreth orës 8.30 me orën lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat