​Shirat e dendura shkaktojnë shumë viktima e të zhdukur në Kinë

Azia

​Shirat e dendura shkaktojnë shumë viktima e të zhdukur në Kinë

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 19:19
Kinë

Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të shirave të dendura në Kinë, njoftuan mediat shtetërore.

Shirat e dendura kanë goditur Kinën jugore dhe juglindore që nga e diela.

Autoritetet në provincën bregdetare të provincës juglindore Guangdong raportuan pesë vdekje ndërsa 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Provinca lindore Fujian dëshmoi shira të dendur që nga pasditja e së dielës, duke rezultuar në katër të vdekur, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat