40 indianë në mesin e 49 të vdekurve gjatë zjarrit në ndërtesën në Kuvajt

Azia

40 indianë në mesin e 49 të vdekurve gjatë zjarrit në ndërtesën në Kuvajt

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 08:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 40 indianë janë në mesin e 49 personave të vdekur në një zjarr në një ndërtesë banimi në qytetin Kuvajtian Mangaf, ka thënë ministria e jashtme e Indisë.

Zjarri ka rënë të mërkurën në një ndërtesë ku kanë qëndruar dhjetëra punëtorë.

Autoritetet thanë se shumë nga viktimat janë nga shtetet indiane jugore të Kerala dhe Tamil Nadu. Rreth 50 indianë janë plagosur gjithashtu.

Kryeministri indian Narendra Modi u ka dërguar ngushëllimet viktimave dhe familjeve të tyre.

“Atastrofa e zjarrit në qytetin e Kuvajtit është trishtuese”, tha ai në X.

“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të afërmit dhe të dashurit e tyre. Unë lutem që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.”

Ai tha se ambasada indiane po monitoronte situatën dhe po punonte me autoritetet në terren.

Kirti Vardhan Singh, një ministër i ri në qeveri që u nis për në Kuvajt të enjten në mëngjes, tha se testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar viktimat, raporton BBC.

“Një aeroplan i Forcave Ajrore është gati. Sapo të identifikohen trupat, të afërmit do të informohen dhe avioni ynë i Forcave Ajrore do t’i kthejë trupat”, i tha ai agjencisë së lajmeve ANI.

Zëvendëskryeministri i Kuvajtit Sheikh Fahad Yusuf al-Sabah akuzoi pronarët e pronave për lakmi dhe tha se shkeljet e standardeve të ndërtimit kishin çuar në tragjedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat