I nxehti i madh pushton Kinën, alarm portokalli në Pekin

Azia

I nxehti i madh pushton Kinën, alarm portokalli në Pekin

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një valë e fortë të nxehti pritet në pjesën më të madhe të Kinës veriore, përfshirë Pekinin, duke bërë që autoritetet të lëshojnë një paralajmërim. Sipas shërbimit të motit, temperaturat mund të kalojnë 37 gradë Celsius.

Në veri, njerëzit e Pekinit janë mësuar me të nxehtin në këtë periudhë kohore. Por në muajt e fundit, Kina ka përjetuar kushte ekstreme të motit dhe temperatura lokale të pazakonta, të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike sipas shkencëtarëve.

Në Pekin është dhënë alarm portokalli për vapë të madhe deri të enjten. Ky është niveli i dytë më i lartë në shkallën e Shërbimit Meteorologjik Kinez.

Vitin e kaluar në qershor, në Pekin u dha një alarm i kuq, në një kohë kur po thyheshin rekordet e temperaturës me merkurin që kalonte 40°C. Ky nivel alarmi ishte aktivizuar që nga viti 2014. Vapa pritet të zgjasë deri të premten në Kinën veriore dhe lindore, paralajmëroi shërbimi i motit.

Metropoli i Tianjin (në veri), pranë Pekinit, si dhe provincat Hebei (në veri) dhe Shandong (lindore) do të preken veçanërisht. Në Shandong, u dha alarm i kuq me temperatura që mund të kalonin në nivel lokal 42°C, paralajmëroi shërbimi i motit.
Në anën tjetër të vendit, në jug të Kinës, priten reshje të dendura.

Azia preket nga vapa

Kina nuk është i vetmi vend i prekur nga nxehtësia e fortë. Muajin e kaluar në Indi, një temperaturë rekord prej 52.3°C u regjistrua në Nju Delhi. Muaji maj i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë, sipas Observatorit Evropian të Kopernikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat