Një dron izraelit rrëzohet në Liban në mes të tensioneve në rritje

Azia

Një dron izraelit rrëzohet në Liban në mes të tensioneve në rritje

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Një dron izraelit që operonte mbi Libanin jugor është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

IDF ka konfirmuar se aeroplani po operonte në hapësirën ajrore libaneze në atë kohë.

Grupi militant i Libanit, Hezbollah, i mbështetur nga Irani, dha një deklaratë në lidhje me incidentin, duke thënë se ata kryen sulmin kundër dronit izraelit “në mbështetje të popullit të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës”.

IDF më vonë deklaroi se dy dronë të tjerë kishin kaluar gjithashtu në Izraelin verior nga Libani, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se ata ranë në veri të rajonit Golan dhe shkaktuan zjarr në zonën e Moshav Sha’al, i cili është shuar.

Ndryshe, Izraeli dhe Hezbollahu kanë shtuar së fundmi sulmet ndërkufitare pas muajsh luftimesh me intensitet të ulët, duke bërë që ushtria izraelite të paralajmërojë se është e gatshme të nisë një sulm në shkallë të gjerë përgjatë kufirit të saj verior.

Në një deklaratë të mëparshme, IDF theksoi gjithashtu se “janë identifikuar lëshime të shumta raketash antitank” drejt disa zonave në Izraelin verior.

Ata thanë edhe se artileria e IDF-së u qëllua për të “larguar kërcënimet” në zonat e Salhani, Ayta ash Shab dhe Hanine në Libanin jugor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat